Sport
Liverpooli përshëndetet nga FA Cup, eliminohet nga Brightoni me gol në “frymën e fundit”
Demokracia
16:32 | 29 Janar 2023

Share:

Liverpooli është eliminuar nga FA Cup në fazën e 1/16 së finales nga Brightoni, shkruan Demokracia.com.

“Të Kuqtë” kanë pësuar disfatë 2:1 në udhëtim te Brightoni me golin e dytë të vendave të realizuar krejt në fund të përballjes.

Të parët që kaluan në avantazh ishin mysafirët nga Liverpool me anë të Elliot që shënoi në minutën e 30-të.

Epërsia e Liverpoolit zgjati nëntë minuta pasi Dunk barazoi shifrat në minutën e 39-të.

Kur ekipet po bëheshin gati për vazhdime, në skenë doli Mitoma i vendasve që shënoi golin e fitores në minutën e dytë shtesë dhe kësisoj i siguroi ekipit të tij plasmanin tutje.

Bazuar edhe në statistika, Brighton ishte skuadër më kërkuese gjatë 90 minutave të zhvilluara, duke dominuar si në posedim të topit (55%-45%), ashtu edhe në goditje drejt portës (6-2)./Demokracia.com/

Të ngjashme