Sport
Liverpooli nuk e bën hesap Arsenalin, e mposht lehtë dhe bindshëm
Demokracia
23:03 | 03 Prill 2021

Share:

Liverpooli i Jurgen Klopp ka treguar fytyrën e kampioni sonte.

“Të kuqtë”, kanë shënuar fitore të lehtë në sfidën kryesore të javës ndaj Arsenalit duke e mposhtur me rezultat 0:3 në Londër, transmeton Demokracia.com.

Djemtë  Kloppi, zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë. Fraksioni i parë edhe pse u dominua i gjithi nga “The Reds” nuk solli asnjë gol dhe rezultati u fiksua 0-0. Në minutën e 61’ erdhi dhe ndryshimi i rrjedhës së takimit, pasi u aktivizua në lojë heroi Diogo Jota. Vetëm 3 minuta i mjaftuan portugezit për të shkundur rrjetën me një goditje me kokë.

Më pas, në minutën e 68’ ishte Salah që ndëshkoi Lenon pas një nalizimi perfekt. Mbrëmja spektakolare nuk mbaroi për Diogo Jotan, i cili shënoi edhe një tjetër gol në minutën e 82’, duke kompletuar fitoren 0-3, që e çon Liverpoolin në kuotën e 49 pikëve, vetëm 2 më pak se Chelsea i vendit të katërt.

Arsenali mbetet në pozitën e 9-të me 41 pikë dhe rrezikon shumë seriozisht daljen në Europë këtë edicion. /Demokracia.com

 

Të ngjashme