Liverpooli është kualifikuar me plotë meritë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Në fazën 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, Liverpooli sonte është përballur me RB Leipzigun, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e zhvilluar në “Puskas Arena” në Budapest i takoi skuadrës së Jurgen Kloppit me rezultat 2:0.
Pas dy ndeshjeve, me rezultat të përgjithshëm 4:0, “Të Kuqtë” vazhdojnë tutje.
Sonte golat për kampionin në fuqi të Anglisë i shënuan Mohamed Salah (’71) dhe Sadio Mane (’74).
Ndryshe, sonte te Liverpooli nuk pati fare minuta për futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqiri. /Demokracia.com