Sport
Liverpooli kualifikohet tutje në Carabao Cup, e eliminon pas penalltive Derby Countyn
Demokracia
23:07 | 09 Nëntor 2022

Share:

Liverpooli është kualifikuar tutje në Carabao Cup, duke shënuar fitore vetëm pas penalltive ndaj Derby Countyt në 1/16-tën e finales.

“Të Kuqve” nuk iu mjaftuan 90 minuta lojë në “Anfield” duke luajtur 0:0 me Derby Countyn dhe skuadra kualifikuese u përcaktua në penallti, shkruan Demokracia.com.

E në ekzekutim të penalltive Liverpooli fitoi 3:2. Heroi i Liverpoolit ishte portieri Kelleher që mbrojti tri penallti.

Kujtojmë se Arsenali, Chelsea dhe Tottenham Hotspur janë eliminuar pak çaste më parë. Manchester City është kualifikuar tutje duke triumfuar përballë Chelseat./Demokracia.com/

Të ngjashme