Sport
Liverpooli këndellet në Ligën e Kampionëve, fiton pastër ndaj Rangers
Demokracia
22:52 | 04 Tetor 2022

Share:

Pas humbjes 4:1 nga Napoli, Liverpooli është këndellur duke shënuar fitore të pastër në shtëpi kundër Rangers.

“Të Kuqtë” triumfuan 2:0 ndaj skocezëve në stadiumin “Anfield Road”, shkruan Demokracia.com.

Alexander-Arnold me një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e shtatë zhbllokoi shifrat në të mirë të skuadrës angleze.

Golin e dytë dhe të fundit në këtë duel për Liverpoolin e shënoi Mohamed Salah nga penalltia.

Liverpooli me këtë fitore zë vendin e dytë me gjashtë pikë, teksa Rangers pa asnjë pikë përmbyll Grupin A në Ligën e Kampionëve./Demokracia.com/

Të ngjashme