Klubi anglez, Liverpooli thuhet se po sheh shenja të ngjashme me ato që vuri re te Trent Alexander-Arnold, i cili vendosi të largohet si lojtar i lirë këtë verë.
Reds janë të shqetësuar se mund të humbasin një tjetër lojtar kyç si lojtar të lirë, gjithashtu te Real Madridi.
Sipas Jose Felix Diaz, bëhet fjalë për mbrojtësin Ibrahima Konates dhe Liverpooli nuk është i kënaqur me situatën.
Ata kanë filluar të bllokojnë planet e Alexander-Arnold për t’u bashkuar me Los Blancos për Kupën e Botës për Klube dhe arsyeja nuk është financiare.
“Ata kanë frikë se mos humbasin një tjetër lojtar të rëndësishëm falas për te Real Madridi. Është çështje krenarie, jo parash”, thuhet në raport.
Nuk ka ardhur asnjë deklaratë zyrtare nga Liverpooli apo ndonjëri prej lojtarëve, por shqetësimi po rritet prapa skenave.