Sport
Liverpooli i Xherdan Shaqirit nuk është “kërkah”, pëson humbjen e gjashtë rresht në “Anfield”
Demokracia
16:57 | 07 Mars 2021

Share:

Liverpooli e ka pësuar humbjen e gjashtë radhazi në shtëpi në kuadër të kampionatit elitar anglez të futbollit, Premierligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të, Liverpooli ishte nikoqir i Fulhamit, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja që u zhvillua në “Anfield” i takoi Fulhamit me rezultat minimal, 0:1.

Lemina e shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Fulhamit në minutën e 45-të të ndeshjes.

Sot për Liverpoolin, futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri luajti nga fillimi e deri në fund.

Me këtë humbje, Liverpooli mbetet në vendin e shtatë në tabelë me 43 pikë, kurse Fulhami në vendin e 18-të me 26 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme