Sport
Liverpooli i gatshëm t’i paguajë 300 milionë euro për Mbappen
Demokracia
15:13 | 27 Qershor 2023

Share:

E ardhmja e Kylian Mbappes vazhdon të mbetet pezull derisa Real Madridi duket si destinacioni më i mundshëm i sulmuesit francez.

Nënkampioni i botës u rebelua së fundmi pasi nuk po pranon ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin, ndërsa ajo aktuale do t’i skadojë në verën e vitit 2024.

Kjo ka bërë që parisienët të mendojnë ta shesin atë qysh këtë verë për të mos e humbur pa para në vitin tjetër.

E krahas Real Madridit, në garë për ish-futbollistin e Monacos është futur edhe Liverpooli, një klub që e do atë qe një kohë të gjatë.

Marco Kirdemir, menaxher i FIFA-s thotë se pronarët nga Katari janë mjaft të mllefosur me vendimin e sulmuesit për të mos e respektuar opsionin e vazhdimit të kontratës deri në vitin 2025.

Ndërkohë, “Reds” duan ta transferojnë sulmuesin e rrezikshëm në “Anfield Road” dhe thuhet se janë të gatshëm t’i paguajnë 300 milionë euro për kartonin e Mbappes, një shumë kjo që do të ishte e kënaqshme për parisienët dhe bindëse për ta shitur njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.

Mbetet të shihet nëse Mbappe do të pranojë të luajë tek të kuqtë apo do ta presë një ofertë të përmirësuar të presidentit të Realit, Florentino Perez, shkruan “Gazeta Express”.

Ditë më parë flitej se francezi mund të transferohej në “Santiago Bernabeu” për 250 milionë euro, por që oferta e Liverpoolit i ka turbulluar ujërat.

Të ngjashme