Sport
Liverpooli i bën favor Manchester Cityt, e ndal Arsenalin në “Anfield”
Demokracia
19:53 | 09 Prill 2023

Share:

Liverpool ka arritur ta fitojë një pikë në derbin ndaj Arsenalit, në kuadër të xhiros së 30-të në Premierligë.

Derbi i dy skuadrave angleze ishte tejet interesant nga minuta e parë, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2″2.

Pas vetëm tetë minutave lojë, Gabriel Martinelli përfitoi nga një gabim i Virgil van Dijk dhe ndëshkoi Liverpoolin nga afërsia.

Liverpool pastaj tentoi me Fabinhon që kishte një mundësi shënimi, por nuk e finalizoi.

Ishte sërish Arsenal që arriti ta dyfishojë epërsinë, këtë herë përmes Gabriel Jesus që realizoi me kokë pas një harkimi të Gabriel Martinellit (28′).

Liverpool nisi këndelljen në fundin e pjesës së parë duke ngushtuar epërsinë me anë të Mo Salah, që realizoi nga afërsia pas një asistimi të Jordan Hendersonit (42′).

Diogo Jota gjithashtu humbi një rast të artë nga afërsia në fundin e pjesës së parë, me Ramsdale që bëri një super pritje.

Liverpool kishte rastin të barazonte rezultatin pasi Rob Holdin shkaktoi një penallti me një ndërhyrje brenda zonës, mirëpo Salah dështoi nga pika e bardhë (54′).

Tutje, ndeshja ishte edhe më e barabartë me Liverpoolin që kishte më shumë raste shënimi. Kur askush nuk e priste, Alexander-Arnold dribloi Oleksandr Zinchenkon dhe harkoi për Roberto Firminon i cili shënoi me kokë për të barazuar rezultatin (87′).

Me këtë barazim, Arsenali vazhdon të jetë lider me 73 pikë, derisa Liverpool zë pozitën e tetë me 43 sosh.

Në xhiron e radhës, Arsenali do të jetë mysafir i West Hamit derisa Liveprooli do të përballet me Leeds Unitedin.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024