Sport
Liverpooli fiton derbin lokal ndaj Evertonit për t’u rikthyer te fitorja
Demokracia
23:04 | 13 Shkurt 2023

Share:

Liverpooli ka triumfuar përballë Evertonit (2-0) në Anfield në përballjen e njohur si ‘Merseyside derby’, në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.

Zhvillohej minuta e 36-të e takimit kur Darwin Nunez e pati topin në këmbë gjatë një kundërsulmi dhe asistoi drejt Mohamed Salah, i cili e dërgoi në rrjetë.

Edhe pse pati raste të tjera shënimi, ky ishte goli i vetëm në fraksionin e parë të lojës dhe me epërsi minimale të vendasve, skuadrat shkuan në pushim.

Me të filluar pjesa e dytë e takimit, nga një kundërsulm i Redsave, Trent Alexander-Arnold pasoi te Cody Gakpo, i cili e dyfishoi epërsinë (49’).

Rastet nuk munguan edhe në minutat në vazhdim, megjithatë nuk u shënuan gola të tjerë.

Me këtë fitore, Liverpoli është ngritur në pozitën e nëntë në tabelë me 32 pikë, nëntë pikë larg pozitës së katërt (që mbahet nga Newcastle United).

Evertoni mbetet në zonën e rrezikut (në vend të 18-të) me një pikë prapa pozitës së 17-të që mbahet nga Leeds United.

Të ngjashme