Sport
Liverpooli favorit i madh ndaj Interit sipas kompanive të basteve
Demokracia
14:42 | 08 Mars 2022

Share:

Sonte rikthehet magjia e Champions-it ku premton spektakël në dy ndeshjet e saj në fazën e 1/8-ve.

Në orën 21:00, në stadiumin “Anfield”, Interi do të tentojë përmbysjen e madhe ndaj Liverpoolit të Jurgen Kloopit.

Ndeshja e parë ka përfunduar 0-2 për “The Reds”, por gjithçka mbetet e hapur edhe pse zikaltërit e Simone Inzaghit vijnë me një mungesë të madhe në mesfushë, si Nicolo Barrela, i cili pritet të shlyejë skualifikimin me dy ndeshje pas kartonit të kuq dhe gjestit ndaj Eder Militaos në Champions kundër Realit të Madridit në fazën e grupeve.

Sipas “bookmakers”-ave, kjo ndeshje duket e lehtë në letër për Liverpulin ku fitorja e britanikëve kuotohet me koeficientin 1,6, barazimi me 4,33 dhe një sukses i Interit shihet me koeficientin 5,00. Edhe në sfidën e “Allianz Arena”-s do të vendoset sot kualifikimi mes Bayernit të Munich dhe Salzburgut.

Ndeshja e parë ka përfunduar 1-1, por për “bookmakers”-at gjithçka është e vulosur ky takim.

Një fitore e bavarezëve të Julian Nagelsman kuotohet me koeficientin 1,18, barazimi me 8,00 ndërsa një triumf i austriakëve kuotohet me koeficientin 12,00. /Demokracia.com

Të ngjashme