Sport
Liverpooli e zyrtarizon Gakpon, futbollistin holandez që shkëlqeu në Botëror
Demokracia
22:24 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Cody Gakpo edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i Liverpoolit, shkruan Demokracia.com.

Klubi anglez e ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit holandez nëpërmjet një komunikate të lëshuar në uebfaqe.

Sulmuesi 23-vjeçar do të bëhet zyrtarisht lojtar i “Të Kuqve” në fillim të afatit kalimtar të janarit, pasi ka rënë dakord për kushtet personale dhe ka përfunduar me sukses testet mjekësore në Qendrën Stërvitore AXA.

Sulmuesi 23-vjeçar ishte pjesë e PSV Eindhovenit që nga grupmoshat e reja.


Gakpo i ka kushtuar Liverpoolit plot 60 milionë euro.

Gakpo vjen tek Liverpooli pas një paraqitje mbresëlënëse të Kupës së Botës me Holandën, duke shënuar tre gola në pesë paraqitje./Demokracia.com/

Të ngjashme