Sport
Liverpooli e sheh veten në finalen e Champions, fiton pastër ndeshjen e parë kundër Villarrealit
Demokracia
22:49 | 27 Prill 2022

Share:

Liverpoolit i ka takuar ndeshja e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Villarrealit.

“Të Kuqtë” triumfuan pastër 2:0 ndaj “Nëndetëses së verdhë” në stadiumin “Anfield Road”, shkruan Demokracia.com.

Përkundër dominimit total të Liverpoolit, gola nuk pati në pjesën e parë të sfidës.

Takimi u zhbllokua me autogolin e Estupian i cili në tentim për ta bllokuar harkimin e Henderson në krahun e djathtë dhe kësisoj topi u ndal në rrjetë.

Vetëm dy minuta më vonë, Sadio Mane i dhuroi Liverpoolit golin e qetësisë dhe të fundit në këtë përballje i cili e dërgon në ndeshjen e kthimit me një avantazh prej dy golave.

Ndeshja e kthimit në Spanjë luhet të martën e ardhshme./Demokracia.com/

Të ngjashme