Sport
Liverpooli del në shitje
Demokracia
15:19 | 07 Nëntor 2022

Share:

Fenway Sports Group (FSG) e ka nxjerrë Liverpoolin në shitje – bën të ditur Daily Mail.

Në një ndryshim dramatik për pronarët amerikanë – të cilët e kanë në pronësi klubin që nga viti 2010 – ata janë duke pritur oferta për klubin nga Merseyside dhe një prezantim i plotë i shitjes është përgatitur për ofertuesit.

FSG e ka drejtuar klubin që nga tetori i vitit 2010 kur e blenë nga George Gillett dhe Tom Hicks, por tani thuhet se ata po presin oferta.

Gjigantët e investimeve bankare, Goldman Sachs dhe Morgan Stanley, raportohet të jenë rekrutuar për të ndihmuar me procesin.

Në një deklaratë të dhënë për The Athletic, FSG tha se “nën termat dhe kushtet e duhura”, ata do të ishin të hapur për ta shitur klubin.

“FSG ka marrë shpesh shprehje interesi nga palë të treta që kërkojnë të bëhen aksionarë në Liverpool”, kanë shkruar nga grupi investues.

Në pronësi të Fenway Sports Group, Liverpooli ka pasur suksese të mëdha, sidomos që nga angazhimi i trajnerit Jurgen Klopp në vitin 2015. Nën drejtimin e trajnerit gjerman, Redsat e fituan titullin e Ligës Premier, Ligën e Kampionëve, Carabao Cup dhe FA Cup.

FSG që është edhe pronar i klubit të bejsbollit, Boston Red Sox, rrjetit televiziv NESN, 50 për qind të Roush Fenway Racing dhe Fenway Sports Management –udhëhiqet nga John W Henry. /Telegrafi/

Të ngjashme