Sport
Liverpooli “bën ligjin” në Merseyside, mund në derbi lokal Evertonin dhe vazhdon garën për titull
Demokracia
19:23 | 24 Prill 2022

Share:

Liverpooli e ka fituar derbin e qytetit kundër Evertonit me rezultat të pastër 2:0 në stadiumin “Anfield Road”.

Me dy golat e realizuar në pjesën e dytë, “Të Kuqtë” vazhdojnë luftën për titull, shkruan Demokracia.com.

Andy Robertson zhbllokoi shifrat tek në minutën e 63-të me një gol me kokë pas harkimit të Mohamed Salah.

Për golin e komoditetit dhe të fitores u desh të pritej minutën e 85-të kur sulmuesi Origi dërgoi topin në rrjetë.

Liverpooli me këtë fitore mbetet në vendin e dytë me 79 pikë, një më pak se City lider.

Ndërkohë, Evertoni ia ka vështirësuar dukshëm punët vetes me këtë disfatë. Evertoni ndodhet në pozitën e 18-të me 29 pikë, vend ky që e largon nga elita e futbollit anglez./Demokracia.com/

Të ngjashme