Sport
Liverpooli barazon por i mjafton për ta marrë kreun e tabelës
Demokracia
21:00 | 25 Shtator 2021

Share:

Është mbyllur 3-3 sfida e javës së gjashtë të Premier League mes Brentford dhe Liverpool.

Ajo që dukej si një fitore e lehtë në letër, është kthyer në një makth të vërtetë për skuadrën e Klopp.

Spektakli ka filluar në minutën e 27-të, kur Pinnock ka kaluar në avantazh vendasit. Katër minuta më mbrapa ka ardhur barazimi i miqve me Jota-n.

Të Kuqtë kanë përmbysur gjithçka në të 54-ën me Salah, por Brentford është kundërpërgjigjur nëntë minuta më mbrapa me Janelt.

Jones ka kthyer në avantazh Liverpool në minutën e 67-të duke u dhënë tifozëve iluizionin e fitores. Vendasit, në fakt, nuk janë dorëzuar dhe kanë arritur të fiksojnë shifrat në 3-3 me

golin e realizuar nga Wissa në minutën e 82-të. Liverpool kryeson Premier League me një pikë më shumë se ndjekësit më të afërt. /Demokracia.com

Të ngjashme