Sport
Liverpooli avancon në udhëtim te Newcastle United, mbyllet pjesa e parë
Demokracia
14:22 | 30 Prill 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në takimin e javës së 35-të në Premierligë midis Newcastle United dhe Liverpoolit.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp e ka mbyllur fraksionin e parë të lojës me epërsi minimale 0:1 në “St.James Park”, shkruan Demokracia.com.

Baraspesha u thye në minutën e 19-të të takimit, kur mesfushori Naby Keita dërgoi topin në rrjetë.

Keita u realizoi në portën e vendasve nga afërsia, falë edhe asistimit të sulmuesit, Diogo Jota.

Liverpooli është në garë të ashpër për titull të kampionit me Cityn dhe në rast të triumfit do të bëhej lider, deri në ndeshjen e Manchester Cityt./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024