Sport
Liverpool vuan por në fund feston, Jota hero i ndeshjes
Demokracia
23:15 | 15 Mars 2021

Share:

Liverpool pas dy humbjeve radhazi në Premierligë, sonte ka arritur të shënojë një fitore me shumë vuajtje përballë Wolvesit, shkruan Demokracia.com.

Skuadra e Jurgen Klopp ka triumfuar me rezultat 0:1,  me golin e  shënuar nga Diogo Jota i cili edhe doli të jetë hero i kësaj ndeshjeje.

Kampioni në fuqi i Anglisë që çuditërisht këtë vit po lufton për zonën Champions, pas këtyre tri pikëve është në vendin e  gjashtë me 46 pikë, plot 25 sosh më pak sesa Manchester City që është në vendin e parë. /Demokracia.com

Të ngjashme