Sport
Liverpool triumfon ndaj West Ham, tash vetëm tri pikë larg nga Manchester Cityt
Demokracia
20:31 | 05 Mars 2022

Share:

Liverpol ka bërë detyrën ndaj ndaj West Ham dhe ka fituar takimin e raundit të 28-të të Premier League, me rezultatin 1-0.

Goli i vetëm i këtij takimi është shënuar nga Sadio Mane në minutën e 27’, pas një shërbimi nga Alexander Arnold. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 dhe dominimin e së cilës e bënë djemtë e trajnerit Jurgen Klopp.

Fraksioni i dytë i këtij takimi ishte pak më e qetë dhe nuk solli më gola, duke bërë që Mane të vendoste fitoren e “The Reds”. Pas këtij takimi Liverpool vijon të renditet në vend të dytë të Premier League me 63 pikë, 3 më pak se Manchester City i vendit të parë dhe duke mos i lënë të qetë kryesuesit.

Teksa West Ham nga ana e tyre qëndrojnë në ven dtë psetë me 45 pikë të grumbulluara në 28 ndeshje. /Demokracia.com

Të ngjashme