Sport
Liverpool s’ka të ndalur, shënon fitore bindëse kundër Ipswichit
Demokracia
18:09 | 25 Janar 2025

Share:

Liverpooli ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Ipswchit me rezultat 4-1.

Serinë e golave e hapi Szoboszlai në minutën e 11-të të takimit, kurse në të 35-ën, Salahu e dyfishoi epërsinë.

“Reds” nuk u ndalen më kaq në pjesën e parë, duke shënuar edhe një herë në të 44-ën me Gakpon.

Liverpooli shënoi edhe një herë me Gapkon në minutën e 66-të të ndeshjes, kurse mysafirët realizuan golin e nderit krejt në fund të ballafaqimit me Greaves.

Me këtë fitore, Liverpooli ka 53 pikë dhe është në krye të tabelës, ku ka gjashtë më shumë se ndjekësi më i afërt, Arsenali, ndërsa Ipswichi gjendet në vendin e 18 me vetëm 16 pikë nga 23 ndeshje.

Të ngjashme