Sport
Liverpool “shkatërron” Watfordin dhe merr fitore historike
Demokracia
15:23 | 16 Tetor 2021

Share:

Liverpool ka mundur 4-0 Watford-in në javën e tetë të Premier League dhe ka rimarrë përkohësisht kreun e kampionatit.

Debutim makthi për Claudio Ranieri-n në drejtim të Watford. Mane (9′), Firmino (37′, 52′, 91′) dhe Salah (54′) kanë shënuar për skuadrën e Jurgen Klopp.

Liverpool është skuadra e parë e kategorisë kryesore të futbollit anglez që shënon 3 ose më shumë gola në shtatë ndeshje radhazi të luajtura në transfertë në të gjitha kompeticionet.

Salah ka shënuar në tetë ndeshjet e fundit të luajtura me Liverpool-in në të gjitha kompeticionet; ecuria më e gjatë për numrin e ndeshjeve radhazi me gol për një lojtar të Të Kuqve që nga Daniel Sturridge në shkurtin e 2014-ës.

James Milner (35 vjeç e 285 ditë) është bërë lojtari më i vjetër i Liverpool që jep një asist në një ndeshje të Premier League pas Gary McAllister në tetor të 2001-shin (36 vjeç e 299 ditë kundër Leicester). /Demokracia.com

Të ngjashme