Sport
Liverpool – Real Madrid, UEFA konfirmon gjyqtarin që do e ndajë drejtësinë në finalen e Champions
Demokracia
17:02 | 11 Maj 2022

Share:

UEFA ka zbuluar emrin e gjyqtarit që do e ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Liverpooli dhe Real Madridi do të sfidohen në Paris më 28 maj në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve këtë edicion, shkruan Demokracia.com.

Francezi, Clement Turpin është gjyqtari kryesor i takimit final në ligën më prestigjioze evropiane për klube.


Turpin ishte gjyqtar kryesor edhe në takimin e parë çerekfinal të Real Madridit kundër Chelseat në “Stamford Bridge”.

Kjo është ndeshja e parë e Turpin që drejton një ndeshje ku luan Liverpooli./Demokracia.com/

Të ngjashme