Në Nyon të Zvicrës është bërë hedhja e shortit për fazën e 1/16-tës së finales në Ligën e Kampionëve.
Këtë fazë të eliminimit direkt në ligën më prestigjioze do të ketë përballje tejet interesante, shkruan Demokracia.com.
Ndër përballjet kryesore do të jetë ajo mes ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit dhe Paris Saint-Germainin dhe Bayern Munichun.
Ndeshjet e para të fazës së 16-të janë në datat 14, 15, 21 dhe 22 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 7, 8, 14 dhe 15 mars të vitit 2023.
Mëposhtë ju sjellim çiftet e plota:
Leipzig – Manchester City
Club Brugge – Benfica
Liverpool – Real Madrid
Milan – Tottenham Hotspur
Eintracht Frankfurt – Napoli
Borussia Dortmund – Chelsea
Inter – Porto
Paris Saint-Germain – Bayern Munich./Demokracia.com/