Sport
Liverpool në krizë, humb edhe në derbi nga Everton
Demokracia
20:29 | 20 Shkurt 2021

Share:

Liverpool assesi të këndellët në Premierligë. Skuadra e Jurgen Kloop është mposhtur sonte në derbin përballë Evertonit me rezultat 0:2, për t’i dhënë kështu fund çdo mundësie për ta mbrojtur titullin e kampionit, shkruan Demokracia.com.

Fitorja në Champions League ndaj Leipzigut u mendua se do ta kthej formën e kampionëve të Anglisë por kështu nuk ndodhi.

“The Reds”, kanë pësuar edhe humbjen e katër me radhë në Premierligë dhe kjo situatë vërtet është shqetësues për teknikun gjerman.

Ndeshjen e vendosën golat e Richalison dhe Sigurdsson.

Pas kësaj humbjeje Liverpool është në pozitën e gjashtë me 40 pikë plotë 16 larg vendit të parë, derisa tash rrezikon edhe pjesëmarrjen në Champions.

Në anën tjetër Evertoni i Carlo Ancelottit është në vendin e shtatë poashtu me 40 pikë. /Demokracia.com

 

Të ngjashme