Sport
Liverpool mund të bëhet klubi i parë në Premierligë që do të ketë kriptomonedhën si sponsor të fanellës
Demokracia
14:21 | 25 Prill 2022

Share:

Liverpool thuhet se është në bisedime me një firmë kriptomonedhash për të qenë sponsori kryesor i fanellave të klubit nga vera e ardhshme.

“Të Kuqtë” janë sponsorizuar nga kompania e shërbimeve bankare dhe financiare “Standard Chartered” që nga fillimi i sezonit 2010-11.

Por kjo marrëveshje prej 40 milionë funtesh në sezon do të përfundojë në fund të sezonit 2022-2023.

Negociatat janë duke u zhvilluar për një zgjatje të mundshme, por Liverpool po zhvillon gjithashtu bisedime me kompani nga një numër sektorësh të tjerë, duke përfshirë firmat e kriptomonedhave, sipas The Athletic, transmeton Demokracia.com.

David Ornstein ka raportuar se Liverpool është në bisedime me “një firmë shkëmbimi kriptomonedhash – një platformë për të blerë dhe shitur monedhë dixhitale – dhe një platformë blockchain (një rrjet kompjuterik i decentralizuar që mbështet kriptovalutat).

Marrëveshja e mundshme e sponsorizimit mund t’i fitojë Liverpoolit më shumë se 70 milionë funte në dy sezone, por ka të ngjarë të jetë e diskutueshme, duke pasur parasysh shqetësimet mjedisore dhe mungesën e rregulloreve që rrethojnë kriptovalutat.

Klubet e tjera të Premierligës tashmë kanë marrëveshje sponsorizimi me firmat e kriptomonedhave, por asnjë prej tyre nuk e ka një të tillë si sponsor kryesor të fanellave./Demokracia.com/

Të ngjashme