Sport
Liverpool – Milan: Dy rivalët e vjetër sfidohen në Anfield, formacionet zyrtare
Demokracia
19:50 | 15 Shtator 2021

Share:

Mbrëmjen e sotme rikthehet derbi i vjetër i futbollit evropian në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli nikoqir e pret gjigantin italian, Milanin në stadiumin “Anfield Road”, shkruan Demokracia.com.

Dy skuadrat që dikur luftonin në finale për trofeun e çmuar luajnë sonte ndeshjen e xhiros së parë të Grupit B në ligën më prestigjioze evropiane për klube.

Fitorja është e domosdoshme për dy ekipet që ta kenë më të lehtë vazhdimësinë në grupe duke marrë parasysh se në të njëjtin grup me ta është edhe Atletico Madrid.

Ndeshja fillon nga ora 21:00, derisa trajnerët kanë vendosur për 11-shen startuese.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Becker, Matip, Gomez, Arnold, Robertson, Keita, Fabinho, Henderson, Salah, Origi, Jota.

Milan: Maignan, Tomori, Kjaer, Hernandez, Calabria, Bennacer, Kessie, Saelemaekers, Leao, Diaz, Rebic. /Demokracia.com

 

Të ngjashme