Sport
Liverpool – Milan dhe Inter – Real Madrid, mbyllen pjesët e para
Demokracia
21:51 | 15 Shtator 2021

Share:

Janë mbyllur pjesët e para në dy përballjet kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Milani ka shkuar në pushim me avantazh 1-2 kundër Liverpoolit në një pjesë tejet dramatike.

Alexandre-Arnold në minutën e nëntë i dha avantazhin skuadrës së tij, derisa vendasit patën mundësi të artë ta dyfishojnë rezultatin tre minuta më vonë.

“Rossonerët” u ngjallën në fund të pjesës së parë me Rebic që fillimisht barazoi shifrat në minutën e 42-të, e dy minuta më vonë Diaz që përmbysi rezultatin në 1-2.

Me rezultat të barabartë 0-0 është mbyllur 45 minutëshi i parë në qytetin e modës në mes Interit dhe Real Madridit.

“Neurazzurët” përkundër dominimit dhe rasteve të mira shënimi nuk arritën ta tundin rrjetën e “mbretërve”.

Pjesa e parë ishte mjaft energjike në “San Siro” ndërsa munguan vetëm golat. /Demokracia.com

Të ngjashme