Liverpooli i Jurgen Kloppit ka marrë fitoren e radhës në Premier League për t’iu afruar kështu liderit të tabelës, Manchester Cityt në vetëm një pikë, transmeton Demokracia.com.
“The Reds” e mposhtën me rezultat 3:1 Newcastlen skuadër kjo që duket se sivjet do ta ketë shumë të vështirë mbijetesën.
Jota, Salah e Arnold shënuan për t’i kundërpërgjigjur golit të Shelvey që e kishte shënuar në minutën e shtatë të ndeshjes.
Newcastel pas 17-të ndeshjeve është e parafundit me 10 pikë dhe synim të vetëm do ta ketë mbetjen në elitën e futbollit anglez. /Demokracia.com