Sport
Liverpool – Manchester United, rikthehet rivaliteti i “egër”
Demokracia
13:49 | 17 Janar 2021

Share:

Liverpool dhe Manchester United do të ndeshen sot ndërmjet vete nga ora 17:30, në një sfidë që në Angli po cilësohet si rikthim i rivalitetit të “egër”, shkruan Demokracia.com.

Unitedi që i prinë renditjes tabelare me 36 pikë do të tentojë ta ruaj distancën ndaj kampionëve të Anglisë që janë në pozitën e tretë me tri pikë me pak, dhe këtë situatë assesi nuk mund të pranojnë.

Liverpool dhe Manchester Unitedi që njihen si dy klubet me të suksesshme në historinë e kampionatit anglez, do të bëjnë një luftë të pakompromisë në fushë për të arritur objektivin e ai është vetëm fitorja.

Se kush do të ngadhënjejë mbetet të shihet por një është e sigurt, gara në fushë do të jetë shumë e ashpër. /Demokracia.com

Të ngjashme