Sport
Liverpool – Manchester City, përfundon pjesa e parë me këtë rezultat
Demokracia
18:17 | 16 Tetor 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e javës në Premierligë mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Rezultati pas 45 minutave të para në stadiumin “Anfield Road” është i barabartë 0:0, shkruan Demokracia.com.

“Qytetarët” kishin iniciativën në këtë fraksion të parë të lojës, bazuar në statistika.

City kishin plot shtatë tentime dhe tri goditje në portë, kundrejt Liverpoolit që patën tri tentime dhe një goditje në portë.

Mysafirët gjithashtu kishin në posedim topin 45%-55%.

Sfida mes dy rivalëve të futbollit anglez viteve të fundit është në kuadër të xhiros së 11-të./Demokracia.com/

Të ngjashme