Liverpool është pranë realizimit të përforcimit të parë të merkatos së verës, pasi është gati të aktivizojë klauzolën e lirimit të mbrojtësit të Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong.
Futbollisti 24-vjeçar, i cili mund të luajë në të gjitha pozicionet në krahun e djathtë, është një dëshirë e trajnerit të ri Arne Slot për sezonin e ardhshëm. Bisedimet mes palëve kanë përparuar dukshëm gjatë ditëve të fundit.
Klauzola e lirimit të Frimpong thuhet të jetë rreth 35 milionë euro dhe Liverpool pritet ta përmbushë atë shumë. Nëse kampionët e Premier League arrijnë të finalizojnë transferimin e reprezentuesit të Holandës, kjo do të ndihmonte në zbutjen e largimit të Trent Alexander-Arnold, i cili pritet t’i bashkohet Real Madridit në fund të sezonit, pas përfundimit të kontratës së tij me “The Reds”.
Frimpong, që është rritur në akademinë e Manchester City dhe ka luajtur më herët për Celtic, shihet si zëvendësimi ideal për Alexander-Arnold në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ai ka zhvilluar 53 ndeshje për klubin dhe kombëtaren këtë sezon, duke qenë një pjesë kyçe e suksesit historik të Leverkusen për titullin e parë në Bundesliga në vitin 2024.
Celtic, klubi i tij i mëparshëm, do të përfitojë gjithashtu nga transferimi, pasi thuhet se ka siguruar një përqindje të lartë nga shitja e ardhshme të cilën disa raporte e përmendin si deri në 30%.