Në Hagë ka nisur seanca ku Gjykata Speciale do të shpallë aktgjykimin në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Dhjetëra veteranë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare janë mbledhur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe po e përcjellin nga afër seanën e Gjykatës Speciale kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, raporton Demokracia.com.
Ata po e përcjellin këtë seancë me vëmendje të madhe të cilët edhe kanë deklaruar se besojnë në pafajësinë e Gucatit e Haradinajt.
Më poshtë ju sjellim disa nga fotografitë. /Demokracia.com/