Sport
LIVE | “O sa mirë me qenë shqiptar o hej”, Dardanët e çojnë peshë stadiumin grek pak para takimit
Demokracia
20:12 | 12 Qershor 2022

Share:

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët” kanë hyrë në stadiumin e Volosit dy orë para ndeshjes me Greqinë në Ligën e Kombeve.

Tifozeria kosovare tanimë ka nisur edhe këngët për t’i mbështetur futbollistët e Kombëtares së Kosovës para kësaj sfide shumë të rëndësishme për fatin e vendit të parë në grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, raporton Demokracia.com.

Dhjetra anëtarë të “Dardanëve” po këndojnë teksa futbollistët e drejtuar nga Alain Giresse kanë zbritur në fushën e blertë për të kryer ngrohjet e fundit para duelit.

“O sa mirë me qenë shqiptar o hej..” është kënga e “Dardanëve” që ka marrë vëmendje për një moment në stadium nga të pranishmit e tjerë.

Demokracia.com raporton drejtpërdrejt nga stadiumi teksa ju sjellë edhe pamje të fushës dhe atmosferës në taborin e “Dardanëve”./Demokracia.com/

Të ngjashme