Sport
LIVE| Një orë lojë në “Fadil Vokrri”, ky është rezultati në takimin Ballkani – La Fioritas
Demokracia
21:17 | 26 Korrik 2022

Share:

Po rrjedhë minuta e 60-të e takimit të kthimit ndërmjet Ballkanit dhe La Fioritas.

Rezultati vazhdon të mbetet 2:0 për “portokallezinjtë” në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Albion Rrahmani realizoi dy herë në minutat 7-të dhe 9-të për epërsinë e dyfishtë të kampionëve të Kosovës.

Pjesën e dytë e nisën sërish mirë suharekasit të cilët përmes Ermal Krasniqit patën mundësi të mirë ta ngritnin epërsinë në minutën e 47-të.

Krasniqi dështoi përballë me portierin mysafir, pas një topi të dhuruar nga Gripshi në zonë.

Krasniqi lëshoi rast të artë edhe në pjesën e parë kur pasi kaloi portierin goditi shtyllën, duke konfirmuar edhe njëherë formën jo të mirë në ndeshjet e garave evropiane./Demokracia.com/

Të ngjashme