Sport
LIVE| Nis ndeshja e kthimit Ballkani – La Fioritas, numër i “zbehtë” i tifozëve
Demokracia
20:01 | 26 Korrik 2022

Share:

Para pak çastesh ka filluar ndeshja e kthimit ndërmjet Ballkanit dhe La Fioritas, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Të parët me topin kanë nisur futbollistët e Ballkanit të cilët po paraqiten me fanellat e para me ngjyrë “portokalli”.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Numri i tifozëve në këtë përballje duket të jetë e “zbehtë”, kjo me gjasë për shkak të rezultatit të thellë në duelin e parë.

Futbollistët e Ballkanit sonte pritet ta konfirmojnë kualifikimin tutje, bazuar në rezultatin e ndeshjes së parë 0-0 në San Marino./Demokracia.com/

Të ngjashme