Sport
LIVE | Mbyllet pjesa e parë në duelin Kosovë – Greqi, “Dardanët” hasin në probleme
Demokracia
21:32 | 05 Qershor 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në duelin ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Greqisë.

Greqia ka shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazh 0:1 kundër Kombëtares kosovare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Grekëve avantazhin ua dha Bakasetas në minutën e 36-të kur realizoi gol të bukur nga një distancë jo edhe e afërt.

“Dardanët” e udhëhequr nga trajneri Alain Giresse kishin mundësi të artë në minutat e para të takimit me Arbër Zenelin, por i njëjti dështoi të realizonte nga afërsia.

Ky ballafaqim është në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në edicionin e ri të Ligës së Kombeve./Demokracia.com/

Të ngjashme