Sport
LIVE| Lojtarët e Kosovës dalin në fushë, priten ngrohtë nga “Dardanët”
Demokracia
19:45 | 12 Qershor 2022

Share:

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë dalur në fushën e lojës, pak para se të kryejnë ngrohjet e fundit.

Vedat Muriqi, Milot Rashica ishin të parët që zbritën në fushën e blertë të stadiumit “Panthessaliko” të shoqëruar edhe nga bashkëlojtarët tjerë, raporton Demokracia.com.

Formacionet zyrtare: Giresse me një ndryshim në renditje ndaj Greqisë

Futbollistët kosovarë u pritën ngrohtë edhe nga tifogrupi “Dardanët” që veçse kanë hyrë në stadium dy orë para ndeshjes.

Demokracia.com ju sjellë pamjet drejtpërdrejt nga stadiumi në qytetin e Volos.

Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës në grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve nis nga ora 20:45./Demokracia.com/

Të ngjashme