Lajme
Litra e naftës 1.80 euro, Tahiri pyet qeverinë: A jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë?
Demokracia
13:56 | 07 Qershor 2022

Share:

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas rritjes së çmimit të naftës në vendin tonë.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se çmimin e njëjtë si në Kosovë po e paguajnë edhe qytetarët e Evropës.

Mirëpo, Tahiri ka shtuar se këta të fundit kanë të ardhura shumë më të larta.

“Sot, qytetari i Kosovës paguan një litër naftë pothuajse me çmim të njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian por me të ardhura shumëfish më të ulëta. Rritja e çmimeve të produkteve elemalentare po e vështirëson tejmase jetën e qytetarit të Kosovës”, shkruan ai.

Krejt në fund deputeti i AAK-së ka një pyetje për qeverinë.

“Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë!!”, përfundon ai.

Të ngjashme