Sport
Lista U21 e Bunjakit, ftohen gjashtë futbollistë të Superligës së Kosovës
Demokracia
18:41 | 15 Mars 2022

Share:

Drejtori teknik dhe njëherësh ushtruesi i detyrs së përzgjedhësit të Kombëtares U21 të Kosovës, Albert Bunjaki ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin 2023, raporton Demokracia.com.

Kombëtarja U21 e Kosovës këtë muaj rikthehet në skenë, ku do të luajë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2023. Në të dyja ndeshjet, “Dardanët” e rinj, ballafaqohen me Slloveninë.

Në listën prej 24 futbollistëve të ftuar, gjashtë nga ta janë nga klubet e Superligës së Kosovës në futboll.

Nga gjashtë futbollistë të elitës së futbollit kosovar, dy janë nga skuadra e Llapit. Valmir Veliu dhe Ilir Krasniqi janë të ftuar nga kjo skuadër.

Ardit Tahiri është i ftuar nga Drita e Gjilanit, Qendrim Zyba nga Prishtina, Baton Zabërgja nga Drenica dhe Drilon Ajeti nga ekipi i Ulpianës.

Përballja e parë zhvillohet më 25 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00, derisa e dyta më 29 mars në Slloveni, në orën 16:00.

Aktualisht Kosova pas 5 ndeshjeve të zhvilluara zë pozitën e pestë në Grupin G, me 6 pikë, derisa Sllovenia ndodhet në vendin e katërt me 8 pikë, pas 6 ndeshjeve të zhvilluara./Demokracia.com/

Të ngjashme