Emisari i BE’së në bisedimet Kosovë – Serbi ka takuar edhe përfaqësuesit e Listës Srpska. Siç njofton Kossev, Lista Serbe s’ka njoftuar se kur ka ndodhur takimi.
“Formimi Asociacionit të Komunave Serbe me Shumicë Serbe, siguria, mbrojtja e të drejtave kolektive dhe individuale të popullit serb janë parakusht për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Në takim kanë marrë pjesë kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq, nënkryetari Igor Simiq dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq që është edhe nënkryetar i Listës.