Lajme
Lista Serbe takohet me Vuçiqin, ia prezanton dy kërkesa kryesore për veriun
Demokracia
15:07 | 12 Qershor 2023

Share:

Përfaqësuesit e Listës Serbe janë takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i kësaj partie serbe, Goran Rakiq i cili tha se i kërkuan presidentit serb dy gjëra, largimin e policisë dhe themelimin e Asociacionit, raporton Gazeta10.

“Presidentit të Serbisë i kërkuam të ndalojë persekutimin e popullit serb nga njësitet speciale të dërguara nga autoritetet e Prishtinës dhe i riktheksuam kërkesat tona që ia kemi prezantuar Lajçakut dhe Escobar-it që Asociacioni i Komunave (të banuara me shumicë) Serbe të formohet sa më parë të jetë e mundur dhe që statuti të miratohet nga Prishtina”, ka thënë Rakiq.

Sipas mediave serbe, Rakiqi ka thënë se presidentit serb i kanë dhënë disa video edhe lidhur me dy serbët (huliganë të dhunshëm) që u arrestuan nga Policia e Kosovës për dhunën në veri, duke pretenduar se të njëjtit nuk morën pjesë fare në protestë.

Të ngjashme