Lajme
“Lista Serbe po merr pjesë në KQZ për përgatitjet e zgjedhjeve të 23 prillit”
Demokracia
17:31 | 18 Prill 2023

Share:

Shefi i Kabinetit të Presidentes Osmani, Blerim Vela, në një postim në Twitter, ka kundërshtuar palën serbe se Kosova po organizon zgjedhje jodemokratike.

Ai ka përmendur disa nga hapat që institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë në mënyrë që t’i mundësohet pjesëmarrja të gjitha partive, përfshirë edhe Listën Serbe.

Vela ka thënë që Lista Serbe është e përfaqësuar dhe po merr pjesë në KQZ, ku bëhen të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 23 prillit.

“Fakte. Derisa Serbia po përdor dhunë, intimidim, korrupsion edhe tani po ndërhyn në zgjedhje në veri të Kosovës, ajo po pretendon rrejshëm se institucionet Kosovës po organizojnë zgjedhje “jodemokratike”. Institucionet e Kosovës kanë shtyrë zgjedhjet nga 22 dhjetori më 23 prill. KQZ zgjati afatin për regjistrimin e partive dhe kandidatëve nga 18 marsi më 22 mars. Kandidatët dhe partitë serbe janë regjistruar për zgjedhjet e 23 prillit. Lista Serbe është e përfaqësuar dhe merr pjesë në KQZ, ku bëhen të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 23 prillit”, ka shkruar Vela në Twitter.

Të ngjashme