Lajme
Lista Serbe s’e voton qeverinë, paralajmërojnë ankesë në Kushtetuese
Demokracia
18:43 | 22 Mars 2021

Share:

Deputeti i Listës Serbe Igor Simiq, ka qenë i ashpër me Albin Kurtin dhe ka thënë se do të bëjnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se Albin Kurti ka shkelë Kushtetutën dhe se për këtë ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, për shkak se komuniteteve me shumicë serbe u takojnë dy ministri.

“Neve na takojnë dy ministri dhe ju këtë e dini. Lista Serbe nuk do ta votojë Qeverinë dhe ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje”, ka thënë Igor Simiq, raporton Demokracia.com.

Të ngjashme