Lajme
Lista Serbe lëshoi sallën, nuk pranoi të votonte pro rezolutës që dënon Rusinë
Demokracia
12:15 | 03 Mars 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës me 94 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka votuar rezolutën e cila e dënon agresionin ushtarak dhe invazionin e federatës ruse mbi Ukrainën dhe popullin e saj.

Të gjitha grupet parlamentare përveç Listës Serbe që nuk mori pjesë në këtë seancë, e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë.

Lista serbe fillimisht mori pjesë në seancë, por pankartat në mbështetje të Ukrainës, të vendosura para ulëseve të tyre, i kthyen përmbys.

Kurse, kur erdhi koha për ta miratuar rezolutën, ata lëshuan sallën

Të ngjashme