Lista Serbe ka kërkuar nga organet e rendit që se më parë të gjendet autorët e sulmit ndaj Elektrokosmet-it.
Përmes një komunikate për medie, ky subjekt politikë, ka dënuar ashpër sulmin ndaj këtij objektit, i cili ka ndodhur sot me mjete shpërthyese.
“U bëjmë thirrje organeve kompetente që të kryejnë me kujdes të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe të garantojnë sigurinë për qytetarët”, është thënë në komunikatë.