Qytetarëve me nënshtetësi shqiptare pritet t’u ndalohet hyrja në shtetin e Rusisë.
Rusia po përgatit një dekret për vendet e cilësuara nga Kremlini si jo-miqësore, për të ndaluar hyrjen e shtetasve të tyre brenda territorit rus.
“Reuters”, ka publikuar listën e shteteve “jomiqësore” për Rusinë.
Në këtë listë bënë pjesë disa vende të BE-së, përfshirë Shqipërinë, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka theksuar se është duke u hartuar një dekret presidencial për këtë qëllim, duke shtuar se ndalimi nuk do të jetë kategorik, pasi dekreti do të përcaktojë kufizime për të hyrë në Rusi pa shpjeguar qëllimin e vizitës. /Demokracia.com/
Russian Foreign Minister Sergey Lavrov has announced that Moscow is preparing a decree to restrict citizens of “unfriendly countries” from entering the country.
The list includes EU, UK, USA, Ukraine, amongst others: pic.twitter.com/PfPjkZn3Uu
— Jonny Tickle (@jonnytickle) March 28, 2022