Me ndeshjen e djeshme Feronikeli – Drita është mbyllur java e 23-të në elitën e futbollit kosovar.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Drita ka mundur Feronikelin me rezultat minimal, 0:1 për t’i dhënë fund javës së 23-të, shkruan Demokracia.com.
Edhe pas javës së 23-të, listës së top-golashënuesve në elitën e futbollit tonë vazhdon t’i prijë Mirlind Daku.
Pas 23 xhirosh, “bomberi” gjilanas që aktivizohet te Ballkani është i pari në renditje me 22 gola të shënuar.
Darko Nikaq i Gjilanit dhe Kastriot Rexha i Dritës janë në vendin e dytë dhe të tretv me nga tetë gola.
Për më shumë, shikojeni listën e top-golashënuesve në fotografinë e mëposhtme. /Demokracia.com