Sport
Lista e “shpresave” për ndeshjet e qershorit, këta janë futbollistët e ftuar nga Superliga e Kosovës
Demokracia
17:08 | 30 Maj 2022

Share:

Përzgjedhësi i Kombëtares U21 të Kosovës, Albert Bunjaku ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit qershor.

“Shpresat” e Kosovës në muajin qershor do t’i zhvillojnë tri ndeshje, raporton Demokracia.com.

Pjesë e kesaj liste figurojnë edhe gjashtë futbollistë që luajnë te klubet e Superligës së Kosovës.

Publikohet lista e Kosovës U21 për ndeshjet e muajit qershor

Në listë janë të përfshirë treshja e Llapit, Art Hoti, Ilir Krasniqi e Valmir Veliu, mesfushori i talentuar i Prishtinës, Qendrim Zyba, lojtari i Drenicës, Baton Zabergja dhe sulmuesi i Dritës së Gjilanit, Ardit Tahiri.

Vlen të përmendet edhe ftesa e talentit Arnis Ajeti që aktivizohet te skuadra e Ligës së Parë, 2 Korriku.

Më 4 qershor Kosova luan në udhëtim te Andorra, ndërsa gjashtë ditë më vonë e pret Anglinë U21 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë,

Më poshtë mund ta shikoni listën e plotë./Demokracia.com/

Të ngjashme