Lajme
Lista e ngushtë për drejtorin e SHSKUK-së: Këta janë gjashtë kandidatët
Demokracia
09:36 | 16 Maj 2023

Share:

Gjashtë kandidatë kanë plotësuar kriteret e konkursit publik për drejtor të ShSKUK-së.

Gjashtë kandidatë janë përzgjedhur në listën e ngushtë për drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Në mesin e tyre janë edhe ish-drejtorët e mëparshëm, Basri Sejdiu e Basri Lenjani.

Basri Sejdiu, ishte shkarkuar padrejtësisht në korrik të vitit 2020 nga Qeveria Hoti, ku në vend të tij ishte emëruar infektologu Valbon Krasniqi.

Në listë të ngushtë të konkursit për drejtor të ShSKUK-së janë edhe ish-drejtorët e tjerë të klinikave të QKUK-së, sikurse ai i Emergjencës Basri Lenjani dhe drejtori aktual i Klinikës së Gjinekologjisë, Zed Ndrejaj.

Në garën për drejtor të SHSKUK-së është vetëm një kandidat i jashtëm, Elvir Azizi, ish-ekspert i jashtëm i Bankës Botërore për Ministrinë e Shëndetësisë.

Azizi, i cili po synon pozitën e drejtorit të SHSKUK-së, po del të jetë i lidhur ngushtë me ministrinë e Shëndetësisë. Ai ka këshilluar për kohë të gjatë në ministrinë e udhëhequr nga Arben Vitia.

Dorëheqja e tij pak para hapjes së konkursit nxit dyshime për kurdisje të mundshme të konkursit.

Kandidatët tjerë që kanë plotësuar kriteret për drejtor të SHSKUK-së janë edhe Haqif Gashi, zyrtar në administratën e SHSKUK-së, Gëzim Shala dhe Sanije Gashi.

 

Të ngjashme