Klubi basketbollistik, Peja është treguar mjaft aktive gjatë ditës së sotme.
Pas zyrtarizimit të trajnerit të ri dhe amerikanit AJ Walton, tashmë ka lansuar edhe një lajm tjetër të mirë për tifozët, shkruan Demokracia.com.
Bëhet fjalë për rikthimin nga lëndimi të basketbollistit Lis Shoshi.
Shoshi i është bashkuar skuadrës në arritjen e synimeve.
“Jemi të lumtur ta kemi përsëri në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Pejës. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/kb.peja.official/posts/3813268208763262?__cft__[0]=AZUFgdujPDqIeHWOH4oK4-F1MWRd96b7CXee_4EE5AZOLOH-7U1i2V_urdwd5ts19s3jClJNorpLhjqtkm_IlFbhaUYNly_5zZ-ROLGM8YNwf82fqz1AjRafWKTJ_bxkFkZoUoZ1tPJF6mYEXSqCfACR&__tn__=%2CO*F